Komuna e Podujevës e ka kryer procedurën e prokurimit për dekorimin e qytetit për fund-vit, shkruan Llapi.info.
Sipas kontratës së publikuar në faqen komunale, çmimi për ta dekoruar qytetin për disa ditë, shkon në 25 mijë e 948 euro.
Në kontratë është bërë e ditur se operatori që ka fituar tenderin është “Fiber net” me seli në Podujevë.
Duhet theksuar se komunat e Kosovës shpenzojnë mijëra euro për dekorimin e qyteteve për këto festa, por që vazhdimisht janë kritikuar nga qytetarët.
Më poshtë kontrata:
.







