Komuna e Podujevës i ka rënë pishman një vendimi që e mori para dy ditësh, shkruan Llapi.info.

Më saktësisht, drejtoria e Arsimit, më 18 qershor njoftoi se ka hapur konkurs për regjistrimin e nxënëseve në klasat e dhjeta ku në tri shkollat e mesme gjithsejtë ishin 61 paralele.

Mirëpo, pas dy ditësh, kjo drejtori zvogëloi numrin e paraleleve në 53. Këtë e ka bërë publike edhe faqja zyrtare e Podujevës mirëpo, nuk është dhënë ndonjë informacion tjetër se për cfarë shkaqesh është bërë zvogëlimi i tyre.

Në Gjimnaz nga 19 paralele të planifikuara, me konkurs janë shpallur 17 sosh, në shkollën ‘Fan S. Noli’ nga 24 paralele të planifikuara me konkurs janë shpallur vetëm 21 kurse, në ‘Isa Boletini’ nga 18 paralele, me konkurs janë shpallur 15 të tilla.

Më poshtë ja edhe vendimi i Komunës: