Lokale - eSIMy

Podujeva ndodhet edhe zyrtarisht në festë, me ndezjen e disa prej dritave dhe dekorimeve të bëra për festat e fundvitit, shkruan Llapi.info

Si edhe në vitet paraprake, edhe këtë vit sheshet dhe rrugët e qendrës janë dekoruar, e që këto zbukurime i kushtuan Komunës së Podujevës 9 mijë e 945 euro.

Këtë e ka bërë të ditur për Llapi.info, zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi.

“Për këtë qëllim Komuna ka ndarë 9,945 euro, kurse tenderin për dekorimin e qytetit e ka fituar kompania “Anea”. Komuna e Podujevës, si edhe viteve të tjera, do të bëjë dekorimin e Rrugës “Zahir Pajaziti” (qendrës së qytetit deri te kryqëzimi me Rrugën “19 Nëntori”) dhe shesheve të qytetit për festat e fundvitit”, ka thënë ditë më parë për Llapi.info, zëdhënsi Elezi.

Ndryshe, kompania e kontraktuar do t’i largoj zbukurimet në javët e para të janarit./Llapi.info