Lokale - eSIMy

Katër deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë marrë përgjegjësi të reja duke u ngarkuar me poste ministrore e qeveritare në Qeverinë Hoti, janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, njofton Llapi.info.

Zëvendësimi i tyre është bërë sot në mbledhjen e mbajtur të KQZ-së, e cila miratoi rekomandimin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Kësisoj, kandidati i LDK-së në Podujevë në zgjedhjet e 6 tetorit, Visar Hoti ka siguruar ulësen e Kuvendit, pasi i njëjti do ta zëvendësojë Driton Selmanajn, i cili u emërua zv/kryeministër.

Hoti, është magjistër i ekonomisë dhe vite me radhë ka punuar në sektorin bankar. Në zgjedhjet e fundit ai konkurroi me numër 89 dhe grumbulloi plot 7299 vota.

Ndërkaq, Ismet Beqiri do të zëvendësojë Arban Abrashin dhe Faton Bislimi të zëvendësojë Armend Zemajn.

Nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë rekomandohet që: Arbëreshë Krasniqi të zëvendësojë Albulena Balaj – Halimajn.

Qeveria Hoti u votua më 3 qershor./Llapi.info