Shkollat e komunës së Podujevës kanë njoftuar se nesër do të nis viti i ri shkollor, duke bërë kështu që të pezullohet greva, shkruan Llapi.info.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Avni Fetahu, ka thënë se mësimdhënësit, sipas tij, kanë dëshmuar vullnetin e tyre për nisjen e procesit mësimor.

“I përshëndes vendimet e shkollave të Komunës sonë që nga nesër të fillojnë me procesin mësimor dhe shpërndarjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.  Përmes këtij vendimi për t’ju kthyer procesit mësimor, mësimdhënësit tanë kanë dëshmuar vullnetin e tyre të sinqertë në kryerjen e misionit të tyre fisnik në edukimin e gjeneratave të reja.  Na priftë e mbara”, ka shkruar ai./Llapi.info