Qyteti i Podujevës do të dekorohet edhe sivjet për festat e fundvitit, shkruan Llapi.info.
Për këtë, Komuna e Podujevës do t’i ndaj rreth 10 mijë euro. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.
“Së shpejti do të dekorohet qyteti i Podujevës. Shuma e parashikuar është rreth 10 mijë euro. Ende nuk është nënshkruar kontrata me ndonjë operator ekonomik. Sapo të përfundojnë këto procedura do të nis dekorimi i qytetit”, është shprehur Zhitia.
Për dallim nga viti i kaluar, Komuna e Podujevës sivjet do të ndaj buxhet për gati 5 mijë euro më shumë se sa vitin e kaluar, ku për dekorimin e qytetit ishin shpenzuar 5 mijë e 300 euro./Llapi.info






