Lokale - eSIMy

Një person ka raportuar në polici se në mbrëmjen e të hënës teksa po rrënonte një shtëpi të vjetër kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren.

Raporti policor thekson se njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë në pritje të njësisë për deminim.