Lokale - eSIMy

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Uran Ismaili e Abelard Tahiri bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ish-zyrtarin e PSD-së, Dardan Sejdiu, janë bashkuar në një tavolinë.

Me meze e këngë patriotike nga këngëtari, Nysret Muçiqi, dostat e PDK-së dhe PSD-së drejtuesit e PSD-së ia kanë krisur këngës e qejfit.

Në kohë pandemie, kur kërkohet që të mos ketë tubime, këta zyrtarë janë mbledhur bashkë.

Derisa ditën luten në respektim të masave kundër koronavirusit, në mbrëmje veprojnë krejt ndryshe, duke shkelur kështu apelin dhe rregullat që përmenden tash e sa herë nga IKSHPK-ja.

Shpendi, Memli, Urani, Tahiri e Dardani, këta 'trimoshat' nuk ia dinë për Covid-19!

Shpend Ahmeti, Uran Ismaili, Dardan Sejdiu, Memli Krasniqi e Abelard Tahiri: në mes të pandemisë pa respektuar asnjë masë… Hipokrizia e politikanëve!A i kanë trutë në kokë, apo i kanë vaksinuar përpara, se që të janë kaq të pashpirt nuk na priste mendja kurrë!A jeni në dijeni se çfarë jeni duke bërë ?

Gepostet von Kosovapost.net am Montag, 17. August 2020