Një qytetar në Podujevë ka raportuar në polici se vetura e tij është goditur nga një plumb qorr në një parking, njofton Llapi.info.
“Podujevë – 08/09.08.2020-02:30-15;30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në automjetin e tij me targa vendore që e kishte të parkuar para restoranti i kishte rënë një plumb qorr duke ia dëmtuar parafangon”, thuhet në raportin e PK-së.
Siç ka thënë Policia e Kosovës, nga ky rast s’ka persona të lënduar, gjersa i njëjti po vazhdon të hetohet./Llapi.info






