Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Së fundmi, një rast i tillë, ka ndodhur edhe në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Shkuarja në dasmë u kushtoi shtrenjtë një familjeje në fshatin Lubizhdë, ku hajnat kanë hyrë brenda shtëpisë së tyre ku ndodheshin vetëm prindërit e moshuar të ankuesit e të cilët ishin në gjumë.
Sinjali mëson se hajnat kanë arritur që të vjedhin hiç më pak se 20 mijë euro para të gatshme.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, mirëpo momentalisht nuk ka persona të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen dhe të kapen personat e dyshuar.