Në fshatin Mramor të Prishtinës mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë një person është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Siç njofton policia, transmeton Express, mosmarrëveshja nisi rreth disa drurëve.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në QKUK-Prishtinë. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/ Fsh. Mramor, Prishtinë 25.07.2022 – 20:31. Pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy të dyshuarit meshkuj kosovar janë përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në QKUK-Prishtinë. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.