Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri në Podujevë.

Llapi.info mëson se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm – derisa viktima dyshohet se ka plagosur vetën.

Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes, kurse më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK).

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Llapi.info ka dërguar pyetje për të marrë detaje tjera nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Portali do t’iu mbajë të informuar.

 

/Llapi.info