Një person është plagosur sonte nga të shtëna me armë në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:30, policia ka marrë një informatë për një plagosje me arme zjarri në rrugën”19 qershori” në Podujevë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është pjagosur 1 person. I njëti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në plagosjen e një personi, ndërkohë që Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info






