Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Istog.
Siç mëson Indeksonline rasti ka ndodhur në orat e para të mëngjesit. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat lidhen me incidentin
Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”