Një person është plagosur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit aksidentalisht i ka shkrepur arma –pushke ajrore me ç ‘rast ka plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka thënë PK, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






