Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Siboc të Podujevës, raporton Llapi.info
Plaçkitja ka ndodhur brenda një restoranti në këtë fshat. Siç merr vesh Llapi.info, një person ka person ka arritur të përvetësojë një shumë parash nga një punëtor.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Antigona Çitaku-Dibrani, rreshtere në Stacionin Policor në Podujevë.
Sipas saj, personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, derisa Policia po punon në zbardhjen e rastit.
“I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u trajtuar. Nuk raportohet të jetë përdorur arma apo të ketë persona të lënduar”, ka thënë Çitaku- Dibrani.
Ndërkaq, njësitet e Policisë së Kosovës janë në kërkim të personit të dyshuar në këtë rast.






