Expose, prodhim i GazetaBlic, ka realizuar dokumentarin “Plaçkitja me testet për Covid-19”, ku janë dhënë detaje mbi monopolin që Ministria e Shëndetësisë, iu ka dhënë laboratorit të vajzës së Blerim Devollit.
Në këtë dokumentar janë sjellur detaje mbi çmimet e larta për kryerjen e një testi për koronavirus.
Fitim Haziri, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se çmimi prej 200 eurosh është i lartë për qytetarët e vendit, për ta bërë testin e koronavirusit.
Ai ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë, për keqpërdorime financiare dhe lidhje me biznesmenë të ndryshëm vendorë.Tutje, Haziri thotë se edhe çmimi prej 50 eurosh është shumë i lartë për qytetarët e vendit, e lëre më ai 200 euro.