Policia e ka zbuluar identitetin e njërin prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur që ndodhi të hënën në degën e “Raiffaisen Bank” në Shtime.
Klan Kosova mëson se emri i të dyshuarit është Adil Krasniqi, 33 vjeç nga Kolovica e Prishtinës.
Sot gjatë ditës janë arrestuar dy persona të dyshuar për plaçkitjen në fjalë. Ndërsa personi i katërt i këtij grupi ende nuk është identifikuar.