Policia e Kosovës njofton se në Fushë Kosovë, në rrugën e “Pejës”, tre persona të maskuar nën kërcënim të armës kanë plaçkitur një barnatore.

“Viktima femër K/Shqiptare, punëtore në një barnatore, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës tre persona të dyshuar e të maskuar me të zeza, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para kesh, arkën dhe një kuti me të holla për bamirësi dhe janë larguar në drejtim të pa njohur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.