Dje ka ndodhur një vjedhje në një bankë në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit duke hapur bankomatin e filialit bankar, me ç’rast kanë vjedhur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.






