Lokale - eSIMy

Selia e një banke në magjistralen Prishtinë – Ferizaj është plaçkitur pak minuta më parë, nga disa persona të armatosur.

Gazeta Express raporton se plaçkitja e armatosur ka ndodhur gjatë kohës kur në bankë po futeshin para me thasë nga jashtë. 

Plaçkitja ka ndodhur përkundër se paratë në bankë silleshin me furgon nga pjesëtarët e sigurimit të bankës. 

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Plaçkitja ka ndodhur rreth orës 15:00. Plaçkitësit kanë arritur të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes.  

Filiali i bankës e cila është plaçkitur është “Teb Banka”, shkruan Gazeta Express. 

Në muajt e fundit, rastet e plaçkitjeve të armatosura të bankave në Kosovë janë rritur dukshëm.  

Kujtojmë se para pak muajve një pjesëtar i policisë në Istog u vra, derisa disa plaçkitës të armatosur po vidhnin në një bankë në këtë qytezë.