Me rezultat të barabartë (1-1) është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së fundit grupore të ‘Euro 2020’ ndërmjet Portugalisë dhe Francës që zhvillohet në Puskas Arena.

Padyshim se vëmendja e gjithë futbolldashësve ishte në Bukuresht, ku luajnë kampioni evropian dhe kampioni botëror. Në 45 minutat e para u realizuan dy gola, nga një në secilën anë.

Portieri Hugo Lloris e grushtoi Danilon dhe gjyqtari vendosi për njëmbëdhjetëmetërsh. I saktë nga pika e bardhë ishte njeriu i rekordeve, Cristiano Ronaldo (31’).

(Foto: Twitter/Uefa Euro 2020)

Në minutat shtesë u akordua penallti edhe për francezët, të cilën e konvertoi në gol Karim Benzema (45’+2).

(Foto: Twitter/CBS Sport Golazo)

Pas rezultateve të pjesëve të para, Franca është lidere e Grupit F me pesë pikë, në vend të dytë është Portugalia me katër pikë, pason Hungaria me katër pikë dhe në fund Gjermania me tri pikë.