Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë që është arritur dakordimi për ta zgjatur pistën e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, që mundësojë aterimet edhe në kushte të rënda klimatike, por edhe në uljen potenciale të çmimeve të biletave.

“Së pari temë e diskutimit ishte përfundimi i këtij projekt dhe vënia në funksion sa më herët e pistës së re të zgjatur e cila do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë në çështjet aterimeve edhe në kushtet e rënda klimatike gjë që ka qenë problematike në të kaluarën”, ka thënë Aliu në konferencë për media.

“Tani pas realizimit të këtij projekti që besojmë që brena këtij viti do të jetë funksionale pista e re e që jemi dakordu se do të mund të arrijmë në këtë pikë me një punë të shtuar me intensitet më të lartë të realizimit të punëve e atëherë edhe mërgimtarët tanë si dhe udhëtarët të cilët vijnë nga jashtë dhe aterojnë në pistë do ta kenë mundësinë ta bëjnë këtë udhëtarët tanë që vijnë nga jashtë do të kenë mundësinnë që ta realizojnë këtë dhe në kushte të rënda klimatike gjë që në të kaluarën nuk ka qenë e mundur”.

Aliu tha mes tjerash që ky projekt po ashtu do ta mundësojë normalizimin e hapësirës së ulët ajrore që përbën një nga dëshirat e kamotshme që kanë të bëjnë me aeroportin.

“Ky projekt dhe realizimi i pozicioneve të rëndësishme të këtij projekti do të mundësojë normalizimin e hapësirës së ulët ajrore të vendit tonë gjë që është një dëshirë e shumë viteve për ta realizu e cila besoj që do ta arrijmë ta realizojmë po ashtu në përfundim eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm”.

“Kjo do të krijojë kushte të mira që të bien edhe çmimet e biletave në fund pasi që do të mund të shkurtohen fluturimet dhe rrugët ajrore të jenë më të shkurtra dhe rrjedhimisht do të kemi shpenzime më të pakta gjatë aterimit, dhe kjo do të mund të ndikojë pastaj edhe në çmimin e biletave për udhëtarët”.