Një pjesëtar i Policisë në Podujevë ka ndërruar jetë sot në vendin e punës, në qendrën e vaksinimit në shkollën “Xheladin Rekaliu”, i cili po mirëmbante rendin në këtë qendër, raporton Llapi.info.
Siç mëson Llapi.info, M.M., ka pësuar arrest kardiak, me ç ’rast edhe ka ndërruar jetë.
Ai është dërguar në kolegët e tij në Qendrën Emergjente në Podujevë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Llapi.info është në pritje të informacioneve edhe nga Policia e Kosovës./Llapi.info