Pesë persona janë arrestuar dje pasi të njëjtit kanë sulmuar tre persona të tjerë në fshatin Prugovc të Prishtinës.
Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë rasti është raportuar nga tre viktimat të cilët kanë njoftuar se janë sulmuar fizikisht nga pesë persona të dyshuar.
Viktimat e këtij rasti si pasojë e sulmit kanë pranuar tretman mjeësor ndërsa pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt.