Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se pesë persona nga Podujeva kanë rezultuar pozitivë për virusin korona, raporton Llapi.info.
Tre raste prej tyre i takojnë personave të moshës 10-19 vjeç, një 20-29 dhe një 40-49 vjeç.
Sipas IKSHPK-së, me këto raste të sotshme, në Podujevë ka shkuar në 47 numri i rasteve aktive me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, mbi 7 mijë qytetarë llapjanë kanë qenë të infektuar me COVID-19. Prej tyre, 74 raste kanë përfunduar me fatalitet. Deri më tani në Podujevë janë administruar rreth 80 mijë vaksina.
Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 10 dhjetor se janë regjistruar 236 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dalin pas testimit të 8,460 mostrave.
Në raportin për 24 orët paraprake bëhet e ditur se janë shëruar edhe tetë pacientë, ndërkaq raste aktive janë 1,780./Llapi.info






