Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Podujevë – Merdare, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën Podujevë-Merdare, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, nga Emergjenca i kanë thënë portalit se të lënduarit janë transportuar për tretman mjekësor në QKUK./Llapi.info