Lokale - eSIMy

Pesë persona kanë pësuar lëndime në fshatin Sfeçël të Podujevës, raporton Llapi.info.

Të njëjtit janë sulmuar nga një qen endacak. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, ka thënë Policia në raportin ditor.

Tani për tani nuk dihen detaje tjera.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.

 

 

 

 

 

 

.llapi.info/