KEDS-i ka njoftuar se pasnesër (11 gusht), disa vende të Podujevës do përballen me mungesë të energjisë elektrike, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, energji elektrike disa fshatra s’do të kenë përgjatë pesë orëve.

“NS 220/35/10 [kV] Podujevë do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Llausha (Kodi: 14000013) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

2.

NS 220/35/10[kV] Podujevë do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Fshatrat 1 (kodi: 14000009) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2. Burice, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info