Në mesin e rreth 23 punëtorëve në QKUK, janë 5 mjekë të Intensives Qendrore e disa pastrues dhe bartës që janë futur në izolim për shkak se patën kontakt me një rast pozitiv me Covid-19.
Zyrtarë në QKUK gjithashtu thanë se pacienti i cili është konfirmuar me Covid-19 është transferuar në Klinikën Infektive, raporton KOHA.
Ndërkaq, mësohet se teknikët dhe mjekët janë të dy ndërrimeve që janë futur në vetizolim.
Zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, së shpejti njoftoi se do të dalë me sqarime.






