Është bërë përurimi i ndriçimit të rrugëve dhe rrugicave për fshatra Obrançë, Peran dhe Bajçinë të Podujevës, njofton Llapi.info.
Inaugurimin e këtij ndriçimi e ka bërë nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, nën shoqërimin e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi.
“Sonte inauguruam ndriçimin e rrugëve prej 7.5 kilometrave në disa rrugëve në fshatra të Komunës së Podujevës”, ka thënë Rudari./Llapi.info






