Në kuadër të projekteve të shërbimeve publike është finalizuar projekti i ndriçimit publik në rrugët “Ramë Obrança”, “27 dhjetori” dhe “Selim Obrança” në Obrançë dhe “Bajram Metolli” e “Sahit Azemi” në Dumnicë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përuruar ndriçimin publik në rrugët e dy fshatrave, në një gjatësi të përgjithshme prej 6.6 km.

Kryetari Bulliqi me këtë rast uroi banorët e këtyre fshatrave dhe tha se projekti i ndriçimit publik do të vazhdojë me vendosjen e rrjetit të ndriçimit edhe në shumë fshatra dhe lagje të qytetit.

“Projektet për ndriçimi publik në qytet dhe fshatra do të vazhdojnë, janë projekte që do të trajtohen me prioritet, sepse ndikojnë drejtëpërdrejtë në sigurinë e qytetarëve të komunës së Podujevës ”, tha Kryetari Bulliqi./Llapi.info

May be an image of sky and road
May be an image of 2 people
May be an image of street, sky and road
May be an image of tree, road and street
May be an image of tree, twilight, road, night and sky