Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se ka përuruar mbi 20 kilometra ndriçim publik në fshatrat Gllamnik dhe Konushec, raporton Llapi.info.

“Sonte me një ceremoni solemne bashkë me banorët e fshatrave Gllamnik dhe Konushec kemi përuruar ndriçimin publik në disa prej lagjeve, rrugëve dhe rrugicave në këto dy fshatra. Lagjet që përuruam ndriçimin publik janë: lagjja e Obrazhve me 2 km, lagjja Sekiraça me 4 km, lagjja Breznica 2.5km, lagjja 5 dëshmorët me 2.5 km, lagjja e Arbanashve me 5 km, si dhe në fshatin Konushec përuruam ndriçimin publik rreth 3 km”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Më tej, i pari i Podujevës ka thënë se do të vazhdojnë edhe punë të tjera në këtë komunë, siç ka thënë ai, për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Ditëve dhe javëve në vazhdim do të përfundojë shtrirja e ndriçimit publik edhe në shumë fshatra, lagje të tjera, e do të përfshihen edhe rrugë e rrugica të reja nga kursimet buxhetore që kemi bërë”, shkruan Bulliqi./Llapi.info