Lokale - eSIMy

Sot është bërë përurimi i bibliotekës së re të qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Postimi i tij:

Në ditën ndërkombëtare të fëmijeve bashkë më kolegë nga ekzekutivi, mësimdhënës, nxënës dhe zyrtarë tjerë komunal përuram bibliotekën e re të qytetit, një hapësirë moderne dhe e këndshme për të gjithë lexuesit.

Biblioteka e re përbëhet nga katër kënde të furnizuara me libra, këndi i parë i dedikohet gjuhëve të huaja, këndi i dytë i dedikohet rilindjes kombëtare dhe historisë kombëtare, këndi i tretë është hapësirë e cila i dedikohet për lexim fëmijëve dhe këndi i katërt është salla kryesore e leximit për të rritur.

Biblioteka posedon edhe sallën kryesore për lexim me kapacitet mbi 50 lexues.

Gjatë vizitës në hapësirat e bibliotekës në këndin për lexim për fëmijët, shfrytëzova rastin që fëmijëve të pranishëm t’iu lexoj një përrallë, ku bashkërisht qeshëm dhe u argëtuam shumë.

Urime lexuesve hapësirat e reja të bibliotekës – i gëzofshi!