Një person ka vdekur, pasi u alivanos në një autobus urban në Prishtinë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se kanë nis hetimet.
Siç mëson Llapi.info, viktima është 72-vjeçari, Ismet Çitaku nga Podujeva.
Raporti i Policisë së Kosovës:
Prishtinë / 17.12.2023 – 11:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte rënë pa ndjenja, ekipi i emergjencës të njëjtin e kanë dërguar në QKUK, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
.






