Një person është gjetur mbrëmë i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë, shkruan Llapi.info.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.
“Prishtinë 28.05.2023 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.
Siç ka mësuar Llapi.info, tashmë i ndjeri është një 37-vjeçar nga fshati Miroc i komunës së Podujevës.
/llapi.info/