Llapi.info ka raportuar për të shtëna me armë që janë dëgjuar në fshatin Bradash të Podujevës.

Rasti menjëherë është paraqitur në Policinë e Kosovës, nga disa banorë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore – ku është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Policia ka thënë se të shtënat kanë ndodhur nga një automjet, i cili kishte qenë në lëvizje.

“Fsh. Bradash, Podujevë 30.01.2023- 20:18. Sipas disa dëshmitarëve, nga një automjet në lëvizje pa targa, person-a të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë  e armës së zjarrit. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Llapi.info ka mësuar se të dyshuarit që kanë shtënë me armë kanë qenë të maskuar./Llapi.info