Policia e Kosovës ka rrethuar ndërtesën e Rektoratit të Prishtinës, për shkak të një alarmi për mjet shpërthyes.

Një alarm i tillë ka qenë edhe të martën e javës së kaluar, porse rezultoi të ishte i rremë.

Policia ende nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin, por alarmin për mjet shpërthyes e kanë konfirmuar policët që ishin të pranishëm në oborrin e Rektoratit.