Këshilltari i ri eknomik në Shtëpinë e Bardhë, Larry Kudlow, i ka kërkuar falje ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, për komentet që kishte bërë në lidhje me një deklaratë të saj.

Kudlow kishte thënë se ambasadorja Haley mund të kishte pasur konfuzion momenti kur gjatë fundjavës deklaroi se sanksionet ndaj Rusisë do të ishin të pashmangshme.

E menjëhershme ishte përgjigja e Haley në drejtim të Kudlow, duke iu përgjur me fjalët: “Me gjithë respektin, unë nuk ngatërrohem”.

Burime nga Shtëpia e Bardhë kanë thënë se Kudlow, që drejton Këshillin Kombëtar Ekonomik, e ka telefonuar Kudlow më pas për t’i kërkuar falje.