Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e plagosjes në Podujevë.
Në raportin ditor të së hënës thuhet se ka pasur mosmarrëveshje mes “dy grupeve rivale”.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 04.01.2026, 20:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe rivale pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre ku si pasojë ka plagosur dy nga të dyshuarit dhe viktimën”, thuhet në njoftimin e policisë.






