Kryetari i Sindikatës së punëtorëve privat, Jusuf Azemi është përplasur me profesorin Sadri Ramabaja në emisionin Pressing në T7.

Azemi i reagoi Ramabajës kur tha se po punon për interesa të tjetërkujt e jo të punëtorëve.

“Ose duhet me tërheq fjalën ose unë qona dhe di ti them disa fjalë të rënda. Nëse ti je i blerë atëherë nuk janë edhe të tjerët. Unë nuk kam as gjë dhe jam i pastërt. Të lutem tërhiqe fjalën pasi edhe unë di të qohem dhe të them disa fjalë të rënda për ty. Nuk mund të bie ne nivelin tënd”, i reagoi Azemi.

“Nuk thashë për ty. Nuk u mora fare ti. Po kush je ti në krahasim me mua?”, ia ktheu Ramabaja.

Azemi përsëri ia ktheu duke thënë se nuk është hajn.

“Të lutem kujdes sepse me mua nuk mundesh. Ndoshta me të tjerët. Nuk jam hajn”

Ramabaja përsëri i reagoi duke thënë se nuk e konsideron Azemin njeri me peshë dhe është vetëm “zhurmagji”

“Por nuk të thashë. Sje faktor fare. Sindikata që e përfaqëson nuk ka peshë fare. Ti vetëm bën zhurmë. Nuk ke bërë asgjë për punëtorët”, përfundoi ai.