Që nga kjo e hënë, ish-zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu ka marrë detyrën e re përsëri si zëdhënës, por tashmë në partinë prej nga vjen, Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie nga Lëvizja Vetëvendosje, ku është shkruar edhe një biografi e shkurtë e Kryeziut.

Sipas komunikatës, Kryeziu ka diplomuar me nderime të larta nga Universiteti i Ri i Lisbonës (Universidade NOVA de Lisboa), ku ka studiuar Sociologji Ekonomike dhe e Organizatës.

“Ai ishte bursist i programit SIGMA Agile. Studimet bachelor në Sociologji i përfundoi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, prej të cilave vitin e fundit të tyre e ka ndjekur në Universitetin e Antëerp-it (Universitetit Antëerpen) në Belgjikë duke qenë përfitues i bursës JoinEU-SEE. Të dy këto bursa të financuara nga Komisioni i Bashkimit Evropian. Përparim Kryeziu gjithashtu ka qenë bursist pionier i programit të shkëmbimit YES (Youth Exchange and Study) të financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, nëpërmjet të cilit vitin ka ndjekur një vit të shkollës së mesme në Vermont të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, për gati tre vjet Kryeziu ka qenë anëtar i shoqërisë civile. Në dy vitet e fundit ka qenë pjesëmarrës aktiv në diskutime publike mbi Dialogun Kosovë-Serbi nëpërmjet punimeve dhe analizave të shkruara dhe kontributit në debate televizive.

Përparim Kryeziu merr detyrën e zëdhënësit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!Përparim Kryeziu është i diplomuar me nderime të…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Montag, 22. Juni 2020