Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se po i jep zë krimit përmes heshtjes së saj mbi aferën e ambasadorit Martin Berishaj që po komentohet si skandali më i madh që nga paslufta.
Ajo ka thënë se Ministrja e Drejtësisë “nuk ka rast të mundshëm që nuk e përdor e keqpërdor për të krijuar idenë e një mbrojtjëse të drejtësisë”.
“Tash e disa ditë heshtje nga ajo për skandalin e pushtetit në emër të së cilit qeverisë. Duke heshtur për megaskandalin që përfshin ambasadorin tonë në Kroaci, i cili mes tjerash, ka bërë vepër penale duke fshehur pasurinë e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, Ministrja po i jep zë krimit”, shkruan Deliu në Facebook.
Kësisoj, Deliu kërkon nga Haxhiu që të mbajë qëndrim politik në lidhje me shkarkimin e ambasadorit Berishaj.
Reagimi i saj i plotë:
Ministrja e Drejtësisë, nuk ka rast të mundshëm që nuk e përdor e keqpërdor për të krijuar idenë e një mbrojtjëse të drejtësisë; duke na treguar përkushtim për rend e ligj, për luftë kundër korrupsionit, për transparencë e llogaridhënie.
Tash e disa ditë heshtje nga ajo për skandalin e pushtetit në emër të së cilit qeverisë. Duke heshtur për megaskandalin që përfshin ambasadorin tonë në Kroaci, i cili mes tjerash, ka bërë vepër penale duke fshehur pasurinë e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, Ministrja po i jep zë krimit.
Prandaj, ministrja e Drejtësisë duhet të mbajë qëndrim publik lidhur me rastin; për hetimin e pasurisë së tij, për dyshimin e përfshirjes në shpëlarje parash e përfitim nga “mafia serbe e energjetikës.
Duhet të mbajë qëndrim politik edhe nëse Ambasadori Berishaj duhet të shkarkohet apo vazhdojë punën sikur asgjë s’ka ndodhur?!
E për t’ju dhënë përgjigjie shumë pyetje, komisioni hetimor do të themelohet, me ose pa vullnetin e mazhorancës.






