Lokale - eSIMy

Një tjetër rezultat është regjistruar të dielën e balotazhit në fshatin Letanc të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Për dallim nga rundi i parë i mbajtur më 17 tetor, në të dytin, LDK ka pësuar humbje.

Në zgjedhjet e mbajtura dje, në fshatin Letanc Lëvizja Vetëvendosje ka 443 vota, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës me Ekrem Hysenin 417.

Në rundin e parë, ishte LDK-ja që pati shënuar fitore. Më 17 tetor, kjo parti kishe 400 vota, ndërkohë që Vetëvendosje 380.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare ku tashmë janë numëruar 100 për qind të votave, sipas të cilave kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.84 për qind të votave, apo saktësisht 20 mijë e 282 vota. Në anën tjetër, Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka marrë 48.16 për qind ose 18.845 vota./Llapi.info