Një aksident i pazakontë ndodhi në Teksas të ShBA-së, ku një kamion u përmbys dhe humbi ngarkesën prej rreth 8 milionë monedhash dhjetëcentëshe, me vlerë rreth 800 mijë dollarë.
Ngjarja ndodhi në autostradën U.S. 81/287, pranë daljes së Farm Road 1655 në Alvord, kur shoferi humbi kontrollin dhe e përmbysi mjetin pas një manovre të gabuar.
Shoferi dhe pasagjeri u dërguan në spital me lëndime të lehta.
Autoritetet mbyllën për disa orë rrugën për të pastruar monedhat e shpërndara.