Kryeministri Edi Rama është përlotur gjatë intervistës me gazetarin Sokol Balla, për emisionin “Real Story” pas rrënojave të tërmetit në Durrës.
Balla e pyeti për statusin e postuar në rrjetin social të djalit të kryeministrit, Greg Rama, i cili thoshte se mes viktimave ishte dhe njeriu i tij i afërt, së bashku me familjarët.
Rama tha se sot i ka të gjithë si Gregun, ndërsa u përlot dhe u largua pa e mbyllur fjalinë.
“Nuk dua të flas për aspektet personal të djalit. Unë sot jam në një pozitë që ndoshta është e pamundur ta shpjegoj. Ata që e dinë politikën një mizerabilitet, apo një instrument për të vjedhur dhe që kujtojnë se të gjithë jemi njëlloj, dhe se unë këtu rri e po jap mish e shpirt për lekë nuk mund ta kapi, por njësia ime është shumë e fortë dhe është se sot unë i kam të gjithë këta njerëz të prekur si Gregun. Isha me …”, tha Rama, duke u larguar i prekur. /bw/