Lokale - eSIMy

Një përleshje fizike mes disa personave, ku si pasojë një person ka mbetur i therur me thikë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 13 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti për Sinjalin.