Një konflikt pronësor në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë, ka çuar në mosmarrëveshje dhe përleshje fizike mes dy personave, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur debate mes dy personave ka eskaluar në përleshje fizike.
Si pasojë e lëndimeve që mori nga goditjet, njëri nga të dyshuarit ka marrë trajtim mjekësor, derisa të dy janë shoqëruar në stacionin policor ku janë intervistuar.
Sinjali merr vesh se tashmë është hapur rast për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Sulm”