Gjashtë tjerë u plagosën në një përleshje të armatosur mes dy familjesh, për të cilën hetuesit policorë që erdhën më pas, mblodhën prova si dëshmi.
Më vonë u mor vesh se nga ajo që ngjau këtu, mbeti i vdekur 42 vjeçari Jeton Jakupi nga Ribari i Madh.
Dëshmitarë të ngjarjes thanë se i ndjeri, bashkë me të afërm të tij, u përleshën me pjesëtarë të familjes Hoxha nga i njëjti fshat.
Të dyja palët i kanë shtëpinë pranë njëra-tjetrës.
Jo zyrtarisht u mor vesh se përleshja pati për motiv një ngjarje që ndodhi dy muaj më parë, kur dikush nga familja Hoxha e rrahu djalin e axhës së viktimës.
Tashmë i njderi u kishte thënë të afërmve të tij të mos bëjnë gjë, derisa vetë të kthehet në Kosovë, nga Zvicra. Jeton Jakupi erdhi në vendlindje tri ditë më parë.
Policia, që bllokoi e kontrolloi për disa orë vendin e ngjarjes dhe shtëpitë e të dyja palëve të përfshira në përleshje, nuk konfirmoi këtë informacion zyrtarisht.






