Përleshjet në të cilat përfshihen qytetarët në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe kjo po konsiderohet edhe si cenim i sigurisë publike. Të tilla incidente ndodhin qoftë nëpër rrugë, kafeteri apo edhe në hapësira të tjera publike.
Një përleshje e rëndë fizike ka ndodhur pasditen e sotme në Gjakovë, ku janë sulmuar dhe lënduar tre persona të mitur.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Gasper Karaqi”.
Burimet theksojnë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit dhe dyshohet se janë shtetas të Shqipërisë.
Për këtë rast, janë angazhuar për të zhvilluar hetimet dhe për t’i sjellë para drejtësisë personat e dyshuar.
Hetimet për identifikimin e autorëve dhe rrethanat e incidentit janë në vijim.